Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:45, kur dy persona, meshkuj kosovarë, kanë raportuar se ishin kanosur nga një person, i cili gjatë incidentit kishte ekspozuar një armë.

Me vendim të prokurorit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, një karikator i zbrazët dhe një sprej.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme