Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në Gjakovë.
Fëmija që po trajtohej në QKUK nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor.
Sipas raportit të Policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishin pësuar pesë persona, tri femra dhe dy meshkuj. Njëri nga të lënduarit, i dyshuar në këtë rast, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.