Ministri pa portofol, Rasim Demiri, në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që edhe boshnjakët e Mitrovicës të përfshihen në dialogun final me Serbinë.
Demiri ka arsyetuar kërkesën e tij me atë se boshnjakët po ndihen të pasigurt dhe po mendojnë të largohen nga atje, raporton Ekonomia Online.
Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kërkesa e Demirit do të shqyrtohet dhe nëse ka nevojë do të ftohen boshnjakët për konsultime.