Eurodeputetët kanë paralajmëruar se situata aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë mund të rindezë konfliktin në vend.
Paralajmërimet erdhën në mes të një debati të Parlamentit Evropian mbi planet e Milorad Dodik, anëtari aktual serb boshnjak i presidencës trepalëshe të nivelit shtetëror të Bosnjë dhe Hercegovinës, për të ndarë rajonin e tij nga shteti.
Serbët prej vitesh kanë mbrojtur ndarjen e njësisë së tyre administrative, ose entitetit të Republika Srpska, nga pjesa tjetër e vendit.
Udhëheqësi i lartë politik serb i Bosnjës paraprakisht ditët e fundit, ka treguar planet për të krijuar ushtrinë, autoritetin tatimor dhe gjyqësorin e njësisë deri në fund të nëntorit.
“Kjo jep një sinjal shumë të gabuar dhe mund të çojë përsëri në konflikt dhe dhunë etnike”, tha ligjvënësi Andrey Kovatçev, një anëtar i grupit të Partisë Popullore Evropiane, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv
Komentet e Kovatçevit u bënë jehonë nga ato të Pedro Marques nga grupi Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.
“Njëzet e pesë vjet pas luftës civile, në të cilën mbi 100 mijw njerëz humbën jetën, Bosnja dhe Hercegovina është përsëri në prag të kolapsit. Kjo mund të shënojë një rikthim në dhunën e viteve ’90”, paralajmëroi ai.
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione, nëse është e nevojshme, për të ruajtur integritetin territorial të Bosnjës.
Valdis Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian, tha se situata ishte një çështje shqetësuese.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim udhëheqësit e vendit në marrjen e hapave për të de-përshkallëzuar, rifilluar dialogun dhe adresuar thelbin e çështjeve që po nxisin tensionet,” tha Dombrovskis.
“Të gjitha partitë politike duhet të kthehen në institucionet shtetërore dhe të sigurohen që ato të funksionojnë pa probleme”, shtoi ai.