Bosnja konfirmon 303 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Në Bosnje dhe Hercegovinë, 303 raste të reja të infektuarish me coronavirus u raportuan të premten.

Në federatën boshnjake, 1122 mostra u testuan në 24 orët e kaluara, me infeksion u konfirmuan 178 persona, ndërsa në Republikën Serbe, u testuan 546 mostra dhe 125 dolën pozitivë, shkruan klix.ba.

Një spital në Banja Luka gjithashtu raportoi një vdekje të lidhur me një infeksion me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Treguesit e ditës së sotme janë të ngjashme me ato që mbërrinin çdo ditë gjatë gjithë javës sepse kishte pak më shumë se 300 persona të infektuar çdo ditë.

Ndryshe, mumri i përgjithshëm i njerëzve të konfirmuar se janë infektuar në Bosnje-Hercegovinë që nga fillimi i epidemisë tani është pak më pak se 9.800, dhe 275 vdekje janë raportuar zyrtarisht. 

Të ngjashme