Boston Celtics janë skuadra më në formë në ligën më të fortë të basketbollit botëror NBA.
Në dy ndeshjet e para, Celtics ka pësuar humbje ndërsa mbrëmë ka kompletuar fitoren e 12-të radhazi.
Edhe pse mungoi ylli i skuadrës Kyrie Irving, Celtics arritën të triumfojnë 95:94 ndaj Toronto Raptors duke regjistruar fitoren e 12-të radhazi.
Më i miri në fushë për bardh e gjelbërtit ishte qendra Al Horford që shënoi 21 pikë por që u ndihnua edhe nga Brown që shtoi 18 pikë e Rozier me 16 të tjera.
DeRozan me 24 pikë dhe Lowry me 19 të tjera ishin më efikasit tek Raptors por që në fund pikët e tyre mbetën vetëm sa për statistika pasi skuadra kanadeze nuk arriti të merrte fitoren.
Fitore ka shënuar edhe Houston Rockets që po vazhdon me formë të mirë në NBA.
Rockets triumfuan ndaj Indiana Pacers me 23 pikë epërsi 118:95.
James Harden si gjithmonë ishte më efikasi tek “Raketat” me 26 pikë e 15 asistime i ndihmuar edhe nga Eric Gordon me 21 të tjera.
Paraqitje mbresëlënëse kishte edhe qendra zvicerane e Rockets, Clint Capela që shtoi 20 pikë e dominoi nën tabelë me 17 kërcime.
Oklahoma City Thunder ka vazhduar md fitore derisa mposhtën Dallas Mavericks 112-99.
Paul George ishte ylli i mbrëmjes me paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 37 pikë pati tetë kërcime nën tabelë dhe dhuroi pesë asistime.
George u ndihmua edhe nga MVP i sezonit të kaluar Russell Westbrook që pati një paraqitje shumë të mirë me 27 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Tek Mavericks më të dalluarit ishin Barnes me 22 pikë, Ferell me 18 si dhe Dennis Smith me 15 por që nuk mjaftuan për fitore.