Patrick Baumann, sekretari gjeneral i FIBA, ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare.
Shkaku i vdekjes së zviceranit ishte sulmi në zemër. Ai ishte në “Buenos Aires”, në lojërat olimpike për të rinj, ku ka pësuar sulmin kardiak, transmeton gazeta express.
Baumann ishte sekretari i tretë i FIBA. Ai ishte zgjedhur në këtë post në vitin 2003.
Në qershor të këtij viti, kontrata e tij u vazhdua deri në vitin 2031.
Baumann më herët ishte reprezentues dhe trajner i Zvicrës.