Kosova së shpejti mëson kundërshtarët e parakualifikimeve për “FIBA Kupa e Botës 2023”

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Shorti për Raundin e Parë të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 do të mbahet në Shtëpinë e Basketbollit (selinë qendrore të FIBA Botës) në Mies të Zvicrës më 29 Tetor 2019 me fillim nga ora 13:00.

Tetë (8) Përfaqësuese janë regjistruar për të marr pjesë në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 e ato janë: Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Qipro, Islanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Sllovakia.

Sipas nenit 2.3 të Manualit të FIBA-s të Federatave Nacionale për kualifikimet për FIBA Eurobasket 2021 dhe të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023, ekipet duhet të ndahen në dy (2) grupe nga katër (4) ekipe në secilin grup dhe do të luajnë njëra me tjetrën me formatin “Round Robin”.

Garat në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021.

Shorti në do të jetë “live streamed” dhe do të mund ta ndiqni në rrjetet sociale të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Duhet theksuar se tabela e mëposhtme është përgatitur duke u bazuar në FIBA NIKE Renditjen Botërore: 

Ekipet           Pozita               Pikët

Seed 1 Islanda      46-të           220.3

Bjellorusia  52-të         191.3

Seed 2   Portugalia            61-të       152.7

Sllovakia                   68-të           131.6

Seed 3   Kosova                69-të         124.0

Qipro                  78-të         113.4

Seed 4   Luksemburgu        86-të       107.0

Shqipëria              109-të      84.3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme