Zyrtarisht mbi 2.2 milionë njerëz janë të infektuar me Coronavirus në botë.
Sipas Worldmeters aktualisht janë infektuar 2,251,817 njerëz, kanë vdekur 154,311 si dhe janë shëruar 574,398 persona, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijn me numrin e të infektuarve me 710,272 të prekur, 37,175 viktima si dhe 63,510 të shëruar.
Spania zë vendin e dytë me të infektuar ku deri tani janë prekur 190,839 persona, kanë vdekur 20,002 si dhe janë shëruar 74,797 persona.
Italia ka 172,434 të infektuar, 22,745 të vdekur dhe 42,727 të shëruar.
Kujtojmë se pas përhapjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga Coronavirusi, është përhapur në të paktën 185 shtete dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e saj duke kaluar në Evropë.