Spanja, Kina dhe Norvegjia e kanë siguruar nga një vend në fazën e 1/8 të finales së Kampionatit Botëror të vajzave. Këtë sukses, këto kombëtare e arritën të hënën.
Të martën, skuadrat në Grupin C do t’i luajnë ndeshjet e tyre të fundit të kësaj faze, tani që pothuajse janë kuptuar të gjitha skuadrat që do të kualifikohen për në fazën e radhës.
Kush do të luajë sot?
Italia vs Brazil; Xhamajka vs Australia (që të dyja në orën 21:00)
Edhe Brazili e edhe Australia kanë nevojë vetëm për një barazim nga ndeshjet e tyre përkatëse për ta siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 të finales.
Xhamajka është ende në kërkim të kualifikim, teorikisht. “Vajzat e Reggae” duhet ta mposhtin Australinë me një dallim në rezultat prej tetë golash, si dhe të shpresojnë se rezultati në ndeshjen tjetër t’u shkojë në favor.
Italia, që tashmë është kualifikuar, do ta kryesojë grupin nëse nuk humb në ndeshjen kundër Brazilit. Madje, italianet mund ta fitojë grupin edhe me një disfatë me rezultat jo të thellë.
Statistikat kryesore për ndeshjet e së martës
– Italia dhe Brazili u takuan për herë të fundit në Botëror në qershor të vitit 1999, kur skuadra jugamerikane fituan me rezultat 2:0, falë dy golave të shënuar nga fituesja e Këpucës së Artë, Sissi.
– Brazili i ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Italisë në të gjitha garat, duke i mposhtur ato dy herë në ndeshjet miqësore në dhjetor të vitit 2016 (me rezultat 3:1 dhe 5:3).
– Het-triku i Cristiana Girellit kundër Xhamajkas bëri që ajo të bëhet italiania e parë që shënon het-trik në Botërorin e Vajzave që nga viti 1991, kur Carolina Morace kishte shënuar tri herë në ndeshjen kundër Taipeit kinez.
– Christiane e Brazilit i ka shënuar nëntë gola në fazën e grupeve në Botërorin e Vajzave, katër prej të cilave janë shënuar në vitin 2019. Vetëm Marta e Brazilit dhe Birgit Prinz (10) kanë shënuar më shumë.
– Kjo është hera e parë që Xhamajka dhe Australia përballen mes vete në çfarëdo gare.
– Australia nuk e fituar asnjërën nga tri ndeshjet paraprake në Botëror kundër klubeve nga Amerika Veriore, duke humbur me rezultat 4:1 dhe 3:1 kundër SHBA-së në vitet 1995 dhe 2015, ndërsa me Kanadanë barazoi me rezultat 2:2 në vitin 2007.
– Xhamajka mund të bëhet Kombëtarja e tretë që i humb të tri ndeshjet e para në Botërorin e Vajzave për tri apo më shumë gola, pas Zelandës së Re në vitin 1991 dhe Argjentinës në vitin 2003.