Pesë shtete afrikane po marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe po parashikohet që 86 për qind e popullsisë të këtij kontinenti do t’i përcjellin ndeshjet në këtë ngjarje, bazuar në një studim të “GeoPoll”.
Përjashtim nuk bëjnë as keniansit që kanë rezultuar të jenë “të çmendur” pas sportit në tërësi.
Kenia është shtëpia e kampionëve të klasit botëror në atletikë, entuziaste në “Safari Rally” dhe është zhvilluar dukshëm edhe në ragbi sa i përket arenës ndërkombëtare. Por futbolli mbetet sporti më i popullarizuar në mesin e keniasve; Premier League e Anglisë përcillet në baza fetare.
“Futbolli është jetë në Kenia, saktësisht pjesë e jetës së përditshme. Zgjohemi dhe ushqehemi me futbollin. Këtu gjithçka lidhet me futbollin”, thotë futbollisti Nelson Mandela Oballa. “Për çdo ditë grupe të ndryshme mblidhen para ekraneve të kafeneve nëpër rrugë për të shikuar ndeshjet. Pa futboll nuk jetohet në Kenia”.