Bozhoviq e quan fillim të mirë arrestimin e dy policëve në veri

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 15:24 | Nga

Nënkryetarja e IQ-së SDP, Ksenija Bozhoviq, nuk është shumë optimiste se do të zbulohen vrasësit e Oliver Ivanoviqit, por beson se arrestimi i dy pjesëtarëve të policisë të cilët kanë qenë afër vendit të ngjarjes, është fillim i mirë për hetimet, transmeton Koha.net.

Ksenija Bozhoviq për rtv kim thotë se janë njoftuar se dy policë me kombësi serbe janë arrestuar dhe se atyre u është përcaktuar paraburgimi 48 orësh. Ajo mendon se ata të dy mund të ofrojnë informata të rëndësishme për hetimet.

“Ky është njëfarë fillimi, do të përpiqemi të besojmë se do të arrihet qëllimi i fundit e ai është që vrasësi të gjendet sa më shpejt. Kemi informacione se institucionet përkatëse punojnë 24 orë, t’iu besojmë dhe ta presim epilogun. Ama të shikojmë edhe çfarë kanë bërë policët e Kosovës kur u tërhoqën shiritat e verdhë dhe te vendi i ngjarjes dhe a e kanë kryera ata detyrën ashtu si thotë ligjit”?, ka thënë ajo.

Ajo nuk beson se vrasësi do të zbulohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme