Normat e interesit në Eurozonë nuk do të rriten deri në vitin e ardhshëm. Banka Qendrore Evropiane është duke u ofruar bankave kredi të lira për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë.
Këto lëvizje të papritura erdhën pasi banka bëri parashikimet e saj për rritjen dhe inflacionin këtë vit.
Banka qendrore tha se normat do të mbeteshin në nivelet e tyre të tanishme “të paktën deri në fund të vitit 2019”.
Mario Draghi, kryetar i BQE, tha se të dhënat ekonomike treguan një “moderim të konsiderueshëm” në rritje.
Ai tha se rritja ekonomike në eurozonë tani pritet të jetë 1.1% këtë vit, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 1.7%. Inflacioni pritet të jetë 1.2%, nga një parashikim i mëparshëm prej 1.6%.
“Ne jemi në një periudhë të vazhdueshme rënieje dhe pasigurie. Perspektiva afatshkurtër e rritjes do të jetë më e dobët se sa parashikohej më parë”, theksoi Draghi.
Vendimi i tij, për të rritur normat ndjek lëvizje të ngjashme me ato të bankave qendrore në mbarë botën, duke përfshirë Rezervën Federale të SHBA dhe Bankën e Anglisë.
“Rreziqet që rrethojnë perspektivën e rritjes së zonës së euros lidhen me paqëndrueshmërinë që shkaktohet nga faktorët gjeopolitikë, dhe dobësitë e tregjeve në zhvillim“, tha Mario Draghi.
Andrew Kenningham, ekonomisti kryesor i Europës në Capital Economics, tha se udhëzimet për rritjen e normës së ardhshme dhe financimet për bankat ishin “më akomoduese sesa parashikimet e tregjeve. “Sidoqoftë, ne dyshojmë se masat e reja do të jenë të mjaftueshme për të përmbysur ngadalësimin ekonomik”, thekson shefi i BQE-së, Mario Draghi.