Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim nxitjen e raportimit mbi sistemin financiar, shpall thirrjen për gazetarinë më të mirë në sektorin financiar, për punimet e botuara në shtypin e shkruar apo online, si dhe të transmetuara në radio e televizion.
Thirrja “Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar 2026” synon të vlerësojë dhe të shpërblejë gazetarinë më të mirë në fushën e ekonomisë, me fokus të veçantë në sistemin financiar. Në një kohë kur transparenca dhe informimi i saktë mbi çështjet financiare janë thelbësore për qytetarët dhe bizneset, ky çmim synon të njohë dhe të promovojë gazetarët që ofrojnë analiza të thelluara, hulumtime cilësore dhe raportime të balancuara mbi sistemin financiar.
Çmimi është tradicional dhe ndahet çdo vit, përkatësisht më 15 nëntor – Ditën e themelimit të Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës.
Shkrimet apo raportimet duhet të jenë të publikuara ose të transmetuara gjatë vitit aktual, përkatësisht nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator 2026.
Artikujt duhet të trajtojnë tema që lidhen me sistemin financiar, përkatësisht për bankat, sigurimet, pensionet, gjithëpërfshirjen financiare dhe inovacionin financiar, etj.
Punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në formatin MS Word apo PDF duke ia bashkangjitur lidhjen se ku është publikuar shkrimi/raportimi, në adresën elektronike: [email protected], ose të shtypura në adresën: Luan Haradinaj Nr. 2, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, me mbishkrimin “Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar 2026”.