Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka hapur dyert për studentët e drejtimit kontabilitet dhe financa të Fakultetit “Haxhi Zeka”, në Pejë.
Këto ligjërata janë pjesë e programit të edukimit financiar.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti në bashkëbisedim me studentë i ka njoftuar me rolin e Bankës Qendrore dhe sistemin financiar në vend.
“Me ligj janë të përcaktuara objektivat e Bankës Qendrore dhe më i rëndësishmi është ruajtja e stabilitetit financiar. Kosova ka një rol të kufizuar sa i përket politikave financiare. Si anë pozitive e jona është valuta zyrtare e që është e besueshme dhe nuk jemi të ekspozuar nga rreziku valutor. Kreditë e këqija dhe jo performuese kanë rënë në 2,6%. Jemi shumë më mirë se vendet e rajonit sa i përket normës se kredive. Norma e interesit në kredi ka qenë një problem që është raportuar në vazhdimësi, në biznese dhe tash ka rënë në 6.6% dhe kemi performancë shumë të mirë”, tha Mehmeti.
Ai ka folur edhe fondin e garantimit të kredive.
“Tashmë është edhe fondi i garantimit të kredive dhe ideja e themelimit të këtij fondi është përkrahja e sektorëve që shërbejnë në zhvillimin ekonomik, një ndër ta është edhe sektori i bujqësisë. Faktorë që kanë ndikuar në uljen e normës së interesit është stabiliteti i sektorit makroekonomik që ka vendi, mbikëqyrja e përafërt që ju bëhet nga BQK-ja, menaxhimi i mirë i rriskut”, tha Mehmeti.
Ai ka njoftuar edhe me sektorin e sigurimeve ku ka shtuar se ka zhvillime pozitive.
“Është viti i dytë që ky sektor është duke performuar në mënyrë pozitive dhe ky sektor ka filluar të konsolidohet. Edhe në sektorët mikrofinanciare kemi zhvillime pozitive. 177 milion euro është vlera e kredive që ka shkuar në këto institucione”, tha ai.
Mehmeti ka folur edhe për sistemin e pagesave në vend dhe menaxhimin e mjeteve që BQK-ja bënë.
“Përderisa në vendet e tjera të rajonit kane filluar të aplikohen norma negative të interesit në Kosovë nuk do të ndodhë, ne presim që të kemi ulje nga sa është tash -40. Institucione financiare bankare i kem 56, që kryejnë aktivitete të ndryshme, kemi 15 kompani të sigurimeve. Vitin e ardhshëm presim të kemi rritje prej 4.2% dhe është rritja me e lartë në rajon mirëpo për ti adresuar sfidat që ne i kemi si rajon, kjo rritje nuk është e mjaftueshme. Thellimi i deficitit tregtar ka bërë që rritja ekonomike të mos jetë me e madhe se 4%”, ka thënë Mehemti.
Lidhur me taksën ai tha se mendon që është vendim i drejtë.
“Ekonomia e Kosovës bazohet në tregun e lirë, por ajo nuk bazohet në atë se munden me importi çka do e kur eksportojnë me qit kushtëzime. Në jemi kushtimisht me vendos masa të reciprocitetit, siç sillen ata të sillemi edhe ne, qeveria nuk është konsultuar me ne, por ne e mbështesim”, tha guvernatori Mehmeti.
I pyetur nga studentet lidhur me institucionet mikrofinanciare si Monego qe reklamojnë kredi me 0 normë interesi e që sipas tyre nuk është e vërtet ai ka thënë se Banka qendrore i kontrollon këto institucione dhe u është dërguar vërejte dhe nëse deri në janar nuk përfillet atyre do tu merret licencimi.