BQK-ja me faqe të re, “Ekonomia e Kosovës në një shikim”

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar sot një faqe të re me informata statistikore për indikatorët kryesor të ekonomisë së Kosovës, duke bërë kështu një avancim të standardeve të publikimit të statistikave.

Kjo faqe është emëruar “Ekonomia e Kosovës në një shikim”, që përmban një pasqyrë të shkurtër të indikatorëve kyç ekonomik.

Të dhënat e publikuara në ketë format janë një përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve për të poseduar të gjithë indikatorët kryesor statistikor në një vend.

Indikatorët kryesor të përfshirë në këtë faqe janë: produkti i brendshëm bruto, çmimet, tregun e punës, sektorin e jashtëm, kursin e këmbimit, normën e interesit, kreditë, financat qeveritare dhe popullsinë. Të dhënat e publikuara janë në formë tabelore dhe grafikore.

Faqja me të dhënat e publikuara gjenden në këtë adresënStatistikat/Indikatorët kryesor ekonomik (linku: https://bqk-kos.org/eag/sq/).

Të dhënat do të publikohen sipas kalendarit 90  ditë pas përfundimit të tremujorit referues. Burimet kryesore të të dhënave janë BQK, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Ministria e Financave, Banka Qendrore Evropiane dhe Agjencia Reuters.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme