Ushtruesi i detyrës i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja ka ndarë shtatë çmime për nxënësit e klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët kanë fituar në konkursin për Esenë më të mirë për edukim financiar, raporton Ekonomia Online.
Nurboja në fjalën e tij, tha se esetë kanë qenë të shkëlqyera dhe se rëndësia e parasë duhet të jetë gjithmonë, duke i këshilluar ata që të kuptojnë rolin e parës së jetë e tyre.
“Ne i kemi zgjedh fituesit për Esenë më të mirë për edukim financiar dhe i kemi shtatë fitues, është e rëndësishme me kuptuar rolin e parasë në jetë, andaj kur dinë me ruajtur paranë dinë me krijuar vlerën. Esetë tuaja kanë qenë të shkëlqyera dhe shpresoj se do të keni suksese në arsimin akademik”, Nurboja.
“BQK do të vazhdoj të jetë e fokusuar që në vazhdimësi me qëllim të avancojë fushën e edukimit financiar, me qëllim që të kontribuojmë në ngritjen e njohurive, transparencës dhe informimit të qytetarëve dhe në veçanti konsumatorëve të produkteve, dhe shërbimeve financiare. Gjithashtu, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucione vendore e ndërkombëtare financiare me qëllim që përmes këtij funksioni, të jemi sa më afër qytetarëve”.
Vendin e parë e fitoi nxënësi Kreshnik Beqiri, ndërsa i dytë shkoi për Latif Qorri.
Vendi i tretë u ndanë për Vlona Selimi, Omer Honsiç, Shkurte Elshani, Erin Laçi dhe Granit Kalaja.
I lumtur me çmimin u shpreh Omer Honsiç, raporton EO.
“Jam i lumtur që e fitova garën për ese dhe çka i falënderoj të gjithëve. Ky konkurs ka për qëllim për të investuar në vetvete, që ka perspektivë dhe që ka shumë rëndësi për veten për të investuar për të ardhmen“, tha ai.
Fjalimi i Guvernatorit
Kam kënaqësinë të ju uroj mirëseardhje në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me rastin e ndarjes se Çmimeve për Esetë me te mira qe ndahen ne kuadër te garës :
BQK do të vazhdoj të jetë e fokusuar që në vazhdimësi me qëllim të avancojë fushën e edukimit financiar, me qëllim që të kontribuojmë në ngritjen e njohurive, transparencës dhe informimit të qytetarëve dhe në veçanti konsumatorëve të produkteve, dhe shërbimeve financiare. Gjithashtu, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucione vendore e ndërkombëtare financiare me qëllim që përmes këtij funksioni, të jemi sa më afër qytetarëve.
Për fund, dua t’ju falënderoj për praninë e Juaj ne ndarjen e këtyre çmimeve dhe me ketë rast Ju po jeni me afër Bankës Qendrore dhe do te keni njohjen më të madhe me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e poashtu edhe me funksionimin e sektorit financiar në Kosove dhe këto njohuri te fituara qe ti plotësoni pse jo me studimet tuaja ne drejtimet financiare ne universitetet ne vend apo jashtë dhe ne një te ardhme Ju te jeni bartës te zhvillimit dhe drejtimit te financave te vendit tone ,qofte ne Banke Qendrore apo ne institucionet tjera financiare .
Urime për Çmimet dhe Suksese në mësime e ne sfidat e reja shkollore , gjithë të mirat!