BQK nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit në
fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar: Shoqatën e Bankave të
Kosovës (SHBK), Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) dhe
Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë që po
shënohet nga BQK-ja, e përcjellë me aktivitete të shumta në kuadër të Edukimit Financiar.

Qëllim i këtij Memorandumi është avancimi i gjithëpërfshirjes dhe vendosjes bashkëpunimit në
fushën e Edukimit Financiar, në mënyrë që të ketë aktivitete të koordinuara dhe bashkërenduara
të edukimit si një përgjegjësi e përbashkët midis shumë palëve të tjera të interesit.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili theksoi se institucioni që ai drejton do ta ketë në fokus
Edukimin Financiar, me qëllim të  promovimit të qasjes dhe gjithëpërfshirjes në financa të të
gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“BQK-ja do ta ketë në fokus Edukimin Financiar, me qëllim të qasjes në financa dhe
promovimin e gjithëpërfshirjes financiare, në bashkëpunim me institucionet relevante”, theksoi
Guvernatori Ismaili.

“Bota po ndryshon shpejt, e ne duhet të jemi në hap me të, ndryshimet e avancuara të
teknologjisë informative dhe transformimit digjital, rreziqeve kibernetike, ndryshimet mjedisore
e sociale, të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, e ne duhet të përgatitemi të përballemi me
to”, shtoi i pari i BQK-së.

Marrëveshja do të nxis dhe promovoj iniciativa, ngjarje, aktivitete dhe materiale nga fushën
Edukimit Financiar (jokomerciale), përmes institucioneve të përfshira. Do të kontribuojë në
organizime që rritin njohuritë e qytetarëve mbi produktet dhe shërbimet bankare e të sigurimeve
dhe produktet/shërbimet tjera financiare dhe informimin e qytetarëve.

Përmes Edukimit Financiar dhe Javës Ndërkombëtare të Parasë, synohet të avancohen njohuritë
edukative financiare, me qëllim të përmirësimit të njohurive për çështjet ekonomike e financiare
për të gjitha grup-moshat e shoqërisë tonë, duke filluar nga fëmijët dhe të rinjtë, për
konsumatorët individualë e deri te ndërmarrësit.

Të ngjashme