Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), me qëllim të informimit sa më të sakte të opinionit publik dhe pyetjet që ka pranuar lidhur me çështjen e përdorimit të valutës Euro si mjet i vetëm pagese, te ngritura pas aprovimit te Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme ka përgatitur dhe publikuar dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”
Rregullorja më konkretisht dhe përveç tjerash, adreson çështjet në vijim:
✅ Procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara;
✅ Kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara;
✅ Standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro;
✅ Standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;
✅ Kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme;
✅ Rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës; dhe
✅ Procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti.
Kjo Rregullore është miratuar nga Bordi i BQK-së me 27 dhjetor 2023 dhe hynë në fuqi më 1 shkurt 2024.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj.
Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme mund ta lexoni KËTU.