Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar 25-vjetorin e themelimit me një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull “Ndërtimi i urave përtej kufijve, ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithpërfshirje financiare – fuqizimi i rritjes dhe reziliencës”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ngjarje ndërkombëtare kanë marr pjesë udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prirë nga Kammer, Grupit të Bankës Botërore (BB) të prirë nga Alam, zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare, guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë nga bankat qendrore të vendeve evropiane, rajonit dhe Turkyie, dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare.
Me prezencën e tyre nderuan presidentja e Republikës së Kosovës, Osmani – Sadiru, zv. Kryeministri Bislimi, Ministri Murati dhe drejtues tjerë të institucioneve tona.
Në hyrje të kësaj ngjarje, pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhje i është drejtuar Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili.
“Të pranishmëve me një fjalim hyrës i është drejtuar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani – Sadriu. Po ashtu, përmes një video-mesazhi të drejtuar këtë përvjetor të BQK-së e ka uruar Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, znj. Kristalina Georgieva, mesazh i cili u shpërnda nga faqja zyrtare e FMN dhe e vet Znj. Georgieva. Derisa, fjalimin kryesor e kësaj Konference e ka mbajtur Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, z. Robert Holzmann, i cili mori vlerësime të larta për kontributin e tij në kuadër të Konstituencës sonë dhe përkrahjes bilaterale”, thuhet në njoftim.
Kjo Konferencë, punimet i ka vazhduar duke u prezantuar tri sesione shkencore, me pjesëmarrjen e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të BQK-së, Guvernatorëve të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Evropian si dhe drejtuesve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare: Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare, Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim, si dhe Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon.