Braathu: Dialogu ka stagnuar me vite, vazhdimi i tij ende i paqartë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se aktualisht e ardhmja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e paqartë dhe se ka stagnuar me vite.

“Dialogu për normalizim në Bruksel ka stagnuar me vite dhe këtë duhet ta themi troç… aktualisht mund të themi që vazhdimi i dialogut mbetet i paqartë”, ka theksuar Braathu.

Ai ka theksuar se shpreson që dialogu të rifillojë sa më shpejtë dhe të ketë një marrëveshje përfundimtare, raporton “Koha Ditore”. “Edhe nëse kjo nuk ndodh dhe dialogu nuk rinis aq shpejtë sa ne mendojmë është jetike që të kemi një shoqëri civile, një dialog civil përgjatë vijave etnike në mes njerëzve që jetojnë në Kosovë, serbëve dhe shqiptarëve”, është shprehur ambasadori Braathu.

Këto komete ai i ka dhënë në ditën e parë të forumit dyditor të organizatave të shoqërisë civile “Dialogu direkt si mjet për stabilitetin rajonal”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme