Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel është pjesë e një procesi të stabilizimit rajonal, dhe se për këtë arsye është i nevojshëm komunikimi përmes së cilit do të ishin zgjidhur problemet e përditshme të qytetarëve.
Ndërkohë, deklaratat për bashkimin e shqiptarëve i ka cilësuar si një mesazh ndaj Bashkimit Evropian se është e nevojshme që të përshpejtohet procesi i integrimit në zonën e Bashkimit.
Brathu në RTK2, ka vlerësuar se dialogu i Brukselit është shumë më tepër se bisedime Prishtinës dhe Beogradit.