Megjithëse nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë lidhje serioze deri më tani, Brad Pitt duket se ka vendosur të nisë një romancë me kolegen më të re.
Sipas mediave botërore, aktori amerikan Brad Pitt ka rënë në dashuri me aktoren 21-vjeçare, Ella Purnel.
Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie-s raportohet se është hipnotizuar nga roli i Purnelit në serialin”Bittersweet”, gjë që e bën aktorin e ri të ndjehet i dashuruar.
Madje, Pitt publikisht në disa raste ka pohuar se i pëlqen puna që bënë aktorja.
”Ajo ishte tepër e kënaqur me vëmendjen që ka marrë nga Pitt, madje aktorja është femra e parë në mesin e të gjitha simpative të mëdha të Brad”, ka thënë një burim për “In Touch”.
Burimi pranë çiftit vuri në dukje se Angelina është shumë e shqetësuar me dallimin në moshë, sepse Ella është vetëm pesë vjet më e vjetër se djali i tyre, Madoxx, por edhe se Pitt ka 53 vjet.
“Brad e di se diferenca e moshës është shumë e madhe dhe që të gjithë po e shohin si një krizë e mezomoshës. Por, interesi ndaj Ellas është më shumë se vetëm fizik”, zbuloi burimi.
Ndryshe, Brad dhe Angelina kanë ndërprerë procedurat gjyqësore rreth shkurorëzimit.
https://www.instagram.com/p/BY_-3fgnMvI/?taken-by=ella_purnell
https://www.instagram.com/p/BV6_Sf1nBYs/
https://www.instagram.com/p/BTjAyPcjYJV/
https://www.instagram.com/p/BQh9ACaBObP/
https://www.instagram.com/p/BQd-cQlBdPb/
https://www.instagram.com/p/BVNvvBEHHIH/?taken-by=ella_purnell
https://www.instagram.com/p/BR8Ge2TDCek/?taken-by=ella_purnell