Brad Pitt hetohet për abuzim me fëmijët e vet

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 15:57 | Nga

Brad Pitt nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve. Çështja e divorcit të tij me Angelina Jolie komplikohet gjithnjë edhe më shumë për Pitt.

Sipas TMZ-së, “Brad Pitt është nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve. Hetimi po kryhet nga departamenti i Los Anxhelos që merret me çështjet familjare”.

Me sa duket disa zënka verbale kanë përfshirë edhe fëmijët, të cilët ndoshta mund të jenë goditur edhe fizikisht. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që e ka shtyrë Angelina Jolie të bëjë kërkesën për divorc.

Gjatë një grindjeje të ndodhur në avion, situata ndërmjet prindërve është acaruar me britma. Debati i ndezur familjar duket se ka vazhduar, sipas dëshmitarëve edhe pas uljes së avionit.

Faktikisht Angelina kërkesën për divorc e ka bërë të nesërmen, kështu që ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërsa burime pranë Pitt bëjnë me dije se aktori e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe mendon se është absurde që të akuzohet për një gjë të tillë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme