Brad Pitt në një lidhje serioze me të dashurën e re/ Kush është vajza që i rrëmbeu zemrën aktorit?

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur Brad Pitt dhe Ines de Ramos prej kohësh janë një lidhje dashurie, sipas Page Six.

Dyshja ndoqën së bashku Gala-në e 12-të vjetore të Art+Film të “LACMA” në Los Angeles ndërsa u fotografuan në këtë ngjarje shumë afërt me njëri-tjetrin.

Pitt dhe Ines kanë një kimi shumë të fortë me njëri-tjetrin, ndërsa burime ekskluzive për këtë media kanë treguar se dyshja janë shumë të lumtur së bashku dhe po presin me padurim një lidhje afatgjatë.

“Të dy janë shumë të lumtur dhe shumë mirë bashkë. Ata gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kaluan një kohë të mirë në gala së bashku. Ata ishin super të dashur, duke qeshur dhe duke bërë shaka me të gjithë rreth tyre. Ata dukej se po kalonin një kohë të mirë.”– thanë burimet.

Pitt dhe De Ramon e kaluan vitin e ri së bashku me pushime në Cabo, Meksikë. Dyshja udhëtuan nëpër Evropë, duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Të ngjashme