Aktori Brad Pitt kishte nisur një romancë me profesoreshën Neri Oxman, në lidhjen e parë serioze që prej ndarjes nga Angelina Jolie.
Por mediat amerikane kanë raportuar se aktori nuk është i gatshëm për lidhje serioze, me burimet që kanë thënë për “Entertainment Tonight” se ylli nuk është në lidhje zyrtare me Nerin, 42-vjeçare.
Aktori 54-vjeçar që ka gjashtë fëmijë me Angelina Jolien, thuhet se dëshiron të përqendrohet në kujdestarinë për fëmijët dhe në karrierë.
“Ai ka pasur takime por për momentin nuk dëshiron të hyjë në lidhje serioze. Është i kënaqur i vetëm dhe po shijon kohën me fëmijët kur nuk është duke punuar”, ka thënë ky burim.
“Është i përqendruar në dy gjërat më të rëndësishme, fëmijët dhe puna. Të jesh baba është puna e tij kryesore dhe ai e di këtë. Ai do të jetë aty për fëmijët e tij”, ka shtuar burimi.
Në fillim të vitit 2018 ishte raportuar se profesoresha e Institutit për Teknologji në Massachusetts, Neri Oxman, kishte nisur lidhjen me aktorin.
Burimi ka thënë se dyshja kanë orar të ngjeshur dhe se asnjëri nuk dëshiron të sakrifikojë punën për lidhjen.