Transferimi më i ri i Real Madridit, Brahim Diaz, është rritur si tifoz i Barcelonës duke e pasur idhull, Lionel Messin.
Brahim Diaz u largua nga Manchester City më herët gjatë javës për të nënshkruar me Real Madridin.
Dhe, në Spanjë po qarkullon një video ku shihet se Diaz nuk ka qenë adhurues i Realit në moshë më të re.
Diaz në një intervistë që dha kur ishte 12 vjeçar kishte deklaruar se ekipi i dashur për të ishte Barcelona.
Më tej ai kishte thënë se idhiulli i tij ishte Lionel Messi.
Sigurisht se preferencat e djaloshit kanë ndryshuar me kohën.
Në prezentimin e tij Diaz kishte thënë se ai kishte tri opsione për t’u transferuar në janar: Real Madridi, Real Madridi dhe Real Madridi.