Real Madrid vendos për të ardhmen e Brahim Diaz

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid ka marrë një vendim rreth të ardhmes për Brahim Diaz.

Brahim Diaz u transferua te Real Madridi nga Manchester City në afatin e janarit për 20 milionë euro.

Talenti spanjoll e di se nuk ka vend në skuadrën e parë të madrilenëve, andaj këta të fundit kanë marrë disa oferta për të, përcjell lajmi.net.

Real Madrid nuk dëshiron ta huazojë Diazin, pasi shihet si një lojtar që mund t’i nxjerr nga kriza në skuadrën e parë kur përballen me lëndime.

Spanjolli debutoi te madrilenët në Kupën e Mbretit, ku bëri dy paraqitje, ndërsa luajti tetë minuta edhe ndaj Real Betisit në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme