Real Madrid dhuron 1 milion euro për ukrainasit

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Real Madrid është treguar zemërgjere me popullin ukrainas.

Përmes një njoftimi me anë të faqes zyrtare të klubit, Real Madrid kanë njoftuar se kanë dhuruar 1 milion euro për ukrainasit e zhvendosur.

Të hollat e dhuruara nga ‘Mbretërit’ do të shkojnë për Kryqin e Kuq dhe UNHCR.

Ukrainasit janë në gjendje të rëndë dhe në një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e agresionit rus që ka nisur tash e gati tri javë.

Shumë qytetarë ukrainas janë obliguar të lëshojnë shtëpitë dhe vendin e tyre. Këto të holla do të shkojnë si ndihmë për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme