Brazilianët si amerikanët, protestojnë kundër distancës sociale

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Qindra njerëz kanë protestuar rrugëve të qyteteve të mëdha në Brazil kundër masave për distancim social shkaku i koronavirusit. Protesta të ngjashme më parë pati edhe në Shtetet e Bashkuara.

Vozitësit e veturave në rrugët e qyteteve Rio de Janeiro, Sao Paulo dhe Brazilia u ranë borive në shenjë pakënaqësie dhe e kërkuan dorëheqjen e politikanëve që morën vendim për zbatimin e masave të rrepta të izolimit, shkruan “The Guardian”.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i ka kritikuar ashpër këto masa dhe këtë javë e shkarkoi ministrin e shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta, i cili e kishte mbrojtur vendimin për izolim të shoqërisë.

Të shtunën, Bolsonaro dha sinjale të reja se është duke planifikuar ta riaktivizojë ekonominë e vendit. “Njerëzit duan të kthehen në normalitet. Ne do të fillojmë që ta shtojmë fleksibilitetin”, tha ai gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ndryshe, Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Jugore me 2,372 të vdekur dhe 36,925 të infektuar deri më tani.

Të ngjashme