Brazilianët sot zgjedhin mes Bolsonaros dhe Haddadit

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Miliona brazilianë po votojnë këtë të diele për të zgjedhur midis dy politikanëve shumë të ndryshëm presidentin e tyre.

Kandidati ekstrem i djathtë, Jair Bolsonaro përballet me Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve,në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve presidenciale.

Derisa sondazhet janë ngushtuar, Bolsonaro mbetet në krye.

Zgjedhjet janë të tejmbushura me skandale dhe nga një sulm me thikë ndaj Bolsonaros, i cili humbi 40% gjak dhe iu pati nevojë për një ndërhyrje emergjente.

Kapiteni dhe ish-ushtaraku 63 vjeçar, Jair Bolsonaro është nga Partia Social Liberal-Konservatore.

Deklaratat e tij provokuese mbi abortin, racën, migracionin, homoseksualitetin dhe ligjet për armë kanë bërë që ai të “Trumpi i Tropikëve”, raporton BBC.

Ndërsa, 55 vjeçari Haddad, një ish kryebashkiak i Sao Paulos dhe ministër i arsimit, është djali i një familjeje emigrantësh libanezë.

Ai zëvendësoi ish-presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me 12 vjet burg për akuzat e korrupsionit, si kandidat presidencial për Partinë e Punëtorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme