Sipas Barometrit të Ballkanit (Balkan Barometer) 2021, 93% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor të moshës 18-24 vjeç besojnë se administratat publike duhet të përforcojnë mekanizmat për këshillimin dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje. Kjo tregon qartësisht rrugën që duhet ndjekur për gjithë veprimet tona të mëtejshme, në të cilat, të rinjtë, politikëbërësit dhe donatorët do të ulen së bashku për të diskutuar në mënyrë konstruktive përparësitë e të rinjve, nevojat e të rinjve dhe rrugët në të cilat këto nevoja mund të plotësohen”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në fjalën hyrëse të Takimit të Parë Informal të Koordinimit të Donatorëve mbi Axhendën e
Parë Informal të Koordinimit të Donatorëve mbi Axhendën e Rinisë në Ballkanin Perëndimor, organizuar sot nga projekti i RCC-së për Ballkanin Perëndimor ‘Youth Lab’ (WBYL).
RCC aktualisht po zbaton shumë aktivitete që kanë impakt të drejtpërdrejt tek të rinjtë, të tilla si puna me përkushtim për zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), duke përfshirë udhëtimin e lirë vetëm me karta ID dhe marrëveshjen rajonale të roamingut. RCC gjithashtu kohët e fundit nisi projektin e krijimit të Rrjetit të vajzave dhe grave në STEM dhe po punon për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike në rajon, pra njehsimin e diplomave brenda rajonit. Për më tepër, së shpejti do të botohet Studimi mbi Papunësinë e të Rinjve i cili mund të kontribuojë si në prezantimin e “Youth Guarantee” (Garancisë për Rininë) në rajon dhe do të shpallet gjithashtu nisja e edicionit të dytë të konkursit Balkathon, i cili mbështet drejtpërdrejt rininë dhe idetë e tyre më të mira inovatore.
“Këto dhe shumë aktivitete të tjera synojnë të pozicionojnë rininë e Ballkanit Perëndimor si burimin më të vlefshëm që kemi, duke u dhënë zë atyre të rinjve që mund të kontribuojnë në rajon, të cilët janë në gjendje të bëjnë një ndryshim, sot dhe në vitet që do vijnë. Të qenit kampionë bashkëpunimi dhe shkëmbimi rajonal për vite me radhë, na ka bërë ne në RCC të besojmë se ka gjithnjë e më shumë gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Veçanërisht në këto kohë ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri përbuzjen e armiqësive dhe polarizimit që kanë ndryshuar diskursin politik dhe etikën publik në ditët tona”, përfundoi Bregu.
Liselotte Isaksson, Shefe e Sektorit – Shoqëria Civile, Përfshirja Sociale dhe Kapitali Njerëzor në Njësinë e Bashkëpunimit Rajonal dhe të Programeve të Ballkanit Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, nga Komisioni Evropian tha gjatë fjalës së saj se pandemia e ka bërë shumë të qartë se rimëkëmbja ekonomike do të të jetë sfida më e madhe përpara nesh, prandaj BE ka dalë me një Plan Ekonomik dhe Investimesh për Ballkanin Perëndimor i cili mbështet tranzicionin digjital, nxit bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe integrimin e konvergjencën me Bashkimin Evropian. “Brezat e rinj janë në fokus të kësaj pune dhe rinia mbetet në qendër të reformave strukturore në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të punojmë shumë për të krijuar në rajon një mjedis ku të rinjtë shohin të ardhmen e tyre”.
Në dy ditët në vijim, Takimi i Parë Informal i Koordinimit të Donatorëve për Axhendën e Rinisë do të jetë një forum për të lidhur aktorët përkatës: – përfaqësues të qeverive, këshillave kombëtarë të rinisë / organizatave ombrellë të të rinjve, komunitetit të donatorëve dhe organizatave përkatëse rajonale – me qëllim krijimin e një Koalicioni të Gjerë për Rininë si Mekanizmi Informal i Koordinimit të Donatorëve në Ballkanin Perëndimor, duke synuar ofrimin e ndihmës në prioritizimin e çështjeve të të rinjve në rajon, nëpërmjet përafrimit të politikave qeveritare mbi rininë dhe mbështetjen e programeve dhe ndërhyrjeve të donatorëve në sektorin e rinisë.