Bregu i Diellit, as banorët nuk mund të parkojnë veturat e tyre pa paguar

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja publike e komunës së Prishtinës, “Prishtina Parking”, e cila ka marrë nën menaxhim të gjitha vendparkingjet e lagjes “Bregu i Diellit”, ka vendosur që të gjithë banorët të cilët duan të kenë vend të sigurt për të parkuar makinën e tyre këtu, duhet të paguajnë 7 euro muajin.

Ndërsa, ata të cilët nuk janë të “Bregut të Diellit” duhet të ndalen te laura e vendosur në fillim të lagjes, për të paguar vendparkimin, ndryshe s’mund të hynë me veturë.

Banorët e lagjes tani e tutje duhet të tregojnë kartën e abonimit mujor apo vjetor që e kanë në këtë ndërmarrje, e që është kushton 7 euro për muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme