Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, ka thënë se nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare në klub për Milot Rashicën.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet se klubet e njohura evropiane kanë bërë një ofertë për sulmuesin e tyre.
“Nuk kishte asnjë kontakt me klubet e tjera. Askush nuk ka ardhur tek ne. Nuk ka asgjë specifike”, ka thënë Baumann.
RB Leipzig ka qenë prej klubeve kryesore që së fundmi ka treguar interes të konsiderueshëm për të nënshkruar me 23-vjeçarit.
Kjo pasi pritet largimi i Timo Werner nga klubi i Bundesligës, me klube të njohura në Itali e Angli që janë vënë pas tij.
Për Milot Rashicën ka pasur interesim nga Napoli, por edhe disa klube të Ligës Premier.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë në 23 ndeshjet e Bundesligës këtë sezon.