Të enjten Policia i ka klasifikuar dy vdekje si të dyshimta.
Bëhet për një burrë në fshatin Bukosh të Suharekës dhe për një grua në fshatin Mamushë të Prizrenit.
Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.