Brenda 24 orëve janë ngritur 54 aktaluza

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit me ka ndaluar një (1) person, për 48 ore dhe ka ngritur ka ngritur dy ( 2) aktakuza kundër dy (2) personave

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme