Brenda 24 orëve shënohen pesë viktima nga coronavirusi në rajon dhe Kosovë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Brenda një dite janë regjistruar pesë viktima në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Në Kosovë dje ka ndërruar jetë një 82-vjeçar nga Podujeva i cili kishte probleme edhe me sëmundje tjera kronike. I ndjeri ishte prekur nga coronavirusi pasi kishin ardhur fëmijët e tij nga Italia.

Ndërkaq në Shqipëri dje dhe sot janë shënuar dy viktima. Mbrëmë është raportuar viktima e tretë, një 71-vjeçar nga Kuçova i cili vuante nga kanceri në mushkëri. Ndërkaq sot është regjistruar viktima e katërt, i cili është më specifik për shkak të moshës së mesme 43-vjeçar dhe nuk raportohet se kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër, shkruan Gazeta Shneta.

Maqedonia poashtu ka raportuar dje viktimën e parë nga coronavirusi. Bëhet fjalë për një grua të moshës 57-vjeçare. E ndjera kishte rezultuar negative në dy teste para një jave, por kishte qëndruar në izolim derisa ndërroi jetë. Ministri Filipçe ka thënë se i është bërë testi edhe pas vdekjes dhe kishte rezultuar pozitive.

Edhe në vendin me më pak të prekur nga coronavirusi, Mal të Zi, është shënuar viktima e parë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili kishte probleme me mushkëri. I ndjeri kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të muajit mars dhe dyshohet se atje është prekur nga virusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme