Brenda 28 orëve Kina ndërton një banesë 10 katëshe

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kina ka ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe rezidenciale brenda 28 orëve dhe video e përshpejtuar e ndërtimit është bërë virale në rrjetet sociale.

Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë.

Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë.

“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi i kompanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme