Të gjithë do të dëshironin të realizonin një udhëtim me këtë aeroplan luksoz, brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë.
Duke filluar nga mobilet luksoze, televizionet plazma me ekrane gjigante, banaku i punuar me finesë i barit e deri tek sallat e konferencave, ky aeroplan privat po cilësohet si një nga aeroplanët më luksoz që ndonjëherë është prodhuar.
Brenda tij mund të argëtohen 19 mysafirë, ku nuk mungojnë dhomat e gjumit, banjot me dush për dy persona, ndërsa çmimi i këtij aeroplani kap vlerën e 80 milionë dollarëve.
Sipas kompanisë që është marrë me prodhimin e tij, ky aeroplan është i gjatë 25 metra ndërsa i lartë mbi 3 metra, në të cilin çdo pasagjerë do të ndihet si mbret.