Shumë burra e të rinj të cilët dyshohen të jenë pjesë e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, janë duke vuajtur dënimin në një burg të mbipopulluar në Mosul, ndërsa ngrihen pretendimet se trupat irakiane po kryejnë abuzime për shkelje të të drejtave njeriut.
Pamjet tregojnë se si qindra burra janë mbyllur në një dhomë në temperatura ekstreme që i kalojnë 45 gradë Celsius, të ulur në dysheme, pa energji elektrike dhe pa ventilim.
Imazhet u zbuluan nga një toger irakian duke thënë se etja për hakmarrje midis radhëve të ushtrisë është e madhe dhe këmbëngulën se militantët e ISIS nuk janë qenie njerëzore.
Ai gjithashtu zbuloi se kishte marrë në pyetje një të dyshuar përpara se ta dërgonte në “ferr” dhe insistoi se militantët e ISIS meritojnë të vdesin pasi kanë sjell terror në vend.
Zyrtari irakian, i cili mbikëqyr objektin e burgut të zhvendosur, tha se aktualisht ka rreth 370 persona në burg.