I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria kërkon 25 vite burgim për Izet Haxhinë.

Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Atij nuk iu miratua azili po përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë.

Për 12 vjet me radhë, autoritetet turke kishte refuzuar transferimin e tij në Shqipëri, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin dhe ky vendim u pranua edhe nga Ministri Turk i Drejtësisë.

Haxhia pritet u dënuar në mungesë për  vrasjen e Azem Hajdari. 52 vjeçari nga fshati Babinë i Tropojës në 29 prill të vitit 2002 u dënoi me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit nga Gjykata e Tiranës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme