Helikopteri më të cilën gjeti vdekjen Kobe Bryant është identifikuar si Sikorsky S-76B ndryshe i njohur ‘Mamba Chopper’.
Legjenda e basketbollit humbi jetën së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna e që aty ishin edhe shtatë persona të tjerë.
Janë publikuar pamjet e helikopterit në të cilën ndërruan jetë nëntë persona e që është i vjetër 29 vite.
Ai ishte nën pronësi të Bryant, derisa vetë legjenda i kishte lënë edhe nofkën ‘Mamba Chopper’.
Sipas The Washington Post, 41-vjeçari e kishte përdorur gjithnjë atë për të shkuar në ndeshjet e ti, derisa ishte pensionuar në prill të vitit 2016.
Foto: The Washington Post
Bryant e kishte përdorur atë edhe kur ishte dal me gruan e tij Vanessa për ditën e Shën Valentinit, raporton TMZ.
Helikopteri ishte përshkruar si një limuzinë, mirëpo që të dielën e javës së kaluar nuk arriti të fluturonte me sukses, për t’u përplasur kështu në bjeshkët e Los Angelesit.