E bija e Kobe Bryant fotografohet pranë muralit të babait dhe motrës së saj

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Para më shumë se një muaji, basketbollisti legjendar Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij Gianna humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter.

E bija e Kobe Bryant po ashtu ishte basketbolliste dhe po e ndjekte rrugën e të atit.

Gruaja e yllit të basketbollit Vanessa e ka publikuar një fotografi prekëse ku shihet e bija Natalia e cila ka pozuar afër një murali të babait dhe motrës së saj – Kobe dhe Gianna Bryant.

Vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij ka prekur miliona fansa anë e mbanë nëpër botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme