Hoxhaj: Që nga fillimi kam kërkuar të zhbëhet Specialja, ligji ia kufizon mandatin

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se që nga fillimi ka qenë i mendimit se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Hoxhaj tha se këtë qëndrim e ka shprehur që nga dita kur u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku ai ishte i pranishëm në galerinë e gjykatës.

“Unë që nga fillimi kam qenë që kjo gjykatë duhet të zhbëhet. Kështu kam thënë që nga dita kur është shpallur aktgjykimi, ku kam qenë edhe në galeri brenda gjykatës. E kam thënë edhe pasi kam dalë nga gjykata dhe e kam thënë çdo ditë me radhë”, tha Hoxhaj.

Ai tha se në situatën aktuale e sheh të nevojshme që Ligji për Gjykatën Speciale të vazhdojë, pasi, sipas tij, substanca e tij e kufizon mandatin e gjykatës te arsyeja për të cilën është krijuar.

“Por në këtë situatë ku jemi tash, arsyeja pse e shoh të nevojshme që ligji për Specialen të vazhdojë, është sepse substanca e tij e kufizon atë për çka është krijuar gjykata, për akuzën e trafikimit të organeve”, deklaroi Hoxhaj.

Të ngjashme