Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka njoftuar se kjo parti ka themeluar shkollën politike, për të cilën tha se do të jetë nga nga nismat e subjektit politik që do t’i fuqizojë duke krijuar një hapësirë për edukimin politik të gjeneratave të reja dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm.
Kjo shkollë politike do të udhëhiqet nga nënkryetari i parë i Aleancës, Besnik Tahiri.
“Sa i përket zhvillimeve të fundit politike në vend, analizuam me kujdes situatën aktuale dhe ritheksuam se do të vazhdojmë të jemi opozitë qendrore për këtë pushtet, duke mbrojtur me ngulm interesat e qytetarëve dhe shtetit tonë”.
“Në këtë kuadër, përsëritëm shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e rënduar energjetike në vend, ku vetëm gjatë muajit shtator Kosova ka importuar 27 milionë euro rrymë, duke kapur një shifër alarmante prej mbi 1 miliard eurosh të shpenzuara për import për më pak se gjashtë vjet. Për të kërkuar llogari direkte për këtë keqmenaxhim, Grupi Parlamentar i Aleancës do të thërrasë interpelancë në Kuvend”, ka shkruar Gjini në Facebook, njofton Klankosova.tv.