12 shtatori ka shënuar hapjen e hotelit të fundit të miliarderit Donald Trump në Uashington.
Hoteli i ri i kandidatit presidencial republikan, është vendosur brenda një ndërtese të Uashingtonit, që daton qysh nga viti 1899.
Trump në hotelin e tij më të ri ka investuar 200 milionë dollarë, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse gazeta amerikane Boston Globe ka raportuar se numri i rezervimeve në njërin nga hotelet e Tump ka rënë dukshëm, Hoteli në Uashington DC u hap në kohë.
Për nder të hapjes, le t’i hedhim një sy brendësisë së hotelit.
Hoteli është vetëm 15 minuta larg Shtëpisë së Bardhë.