Brenda makinës 400 mijë € të Edi Ramës dhe gruaja enigmë që rezulton pronare

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Edi Rama ka vendosur që mandatin e 3-të në krye të qeverisë ta nisë me një makinë të re, shumë më luksoze se ajo që kishte më parë.

Por sërish nuk ka ndryshuar preferencat, pasi ka qëndruar tek prodhimet amerikane.

Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blindura që ai është shprehur se ja ka dhënë dhuratë vëllai i tij, Olsi, sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.

Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh.

Enigmë ngelet kush është edhe zonja E. Hoxhallari pasi makina rezulton në pronësi të saj dhe sa lekë paguhet për qiranë nëse paguhet?

Të ngjashme