Në Kosovë dje janë raportuar dy mjete të dyshuara të pa shpërthyera.
Policia shkruan se dje në Drenas një person ka informuar se në oborr ka parë një mjet shpërthyes.
“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, shkruhet në raporton e Policisë.
Edhe në Lipjan një person ka thënë se duke punuar në skaj të një lumi ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke punuar në skaj lumi, ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, shkruhet në raportin e Policisë.