Gjendet eksploziv në Suharekë

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 12:32 | Nga

Në Suharekë, Policia ka gjetur një mjet të dyshuar të mbështjellë në një qese najloni.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur, se kanë qenë 400 gr.eksploziv të llojit “TNT”, të cilat janë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vend i ngjarjes.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se te dyshuar te pa njohur, për shkaqe te pa njohura ne oborrin e shtëpisë se tij ka vendosur një mjet te dyshuar, te mbështjellë ne një qese najloni. Njësiti EOD i PK-se ne vendin e ngjarjes ka konstatuar se në qese ka pasur 400 gr. eksploziv te llojit ‘TNT’ dhe i njëjti është tërhequr ne mënyrë te sigurt nga vendi i ngjarjes.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme