Një grup i të drejtave të njeriut thotë që dy familje afgane që kërkonin azil në Bashkimin Evropian, janë deportuar në Serbi, shkruan ajgencia e lajmeve Fox.
Komiteti i Helsinkit tha të mërkurën që deportimi i një familje të tretë afgane tani për tani është shtyrë pasi që ata siguruan një qëndrimin pas ankesës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Deportimi filloi të martën mbrëma me dëbimin e një familje gjashtë antarëshe përgjatë një porte në kufirin e Hungarisë.
Të dy familjet e përjashtuara janë dërguar në një qendër të azil kërkuesve në qytetin verior të Serbisë, Suboticën.
Hungaria, që shtrëngoi masat për procedura të azilit vitin e shkuar, ka refuzuar kërkesat e të dy familjeve dhe iu dha mundësinë që të dëbohen në Serbi ose që të iu sigurohet një fluturim prapa në Afganistan.